Monika Kryemadhi e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, duket se ka thumbuar sërish ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.
Teksa po komentonte konkurrentin Ilir Vrenozi, Kryemadhi tha se nuk e thotë dot emrin e tij se përjeton një dhimbje të brendshme.
“Unë e them Vrenozi, e them më mirë, më kollaj, mos të krijoj dhimbje të brendshme në trup”, duke e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
Kujtojmë që çifti Meta-Kryemadhi janë divorcuar pak kohë më parë pas një martese thuajse 30-vjeçare.

