HomeAktualitetDebat

Vetflijimi i Metës, Rama ironizon “Allenden shqiptar”: Zoti Presidenti rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudirat

Vetflijimi i Metës, Rama ironizon “Allenden shqiptar”: Zoti Presidenti rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudirat

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta se është i gatshëm të lërë mandatin dhe të sakrifikohet si Salvador Alende me qëllim që të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake në Shqipëri.

Rama ironizoi duke kërkuar nga presidenti që të rrijë i qetë.

“LSI nuk përfaqëson dot as Ilir Metën. Zoti president rri i qetë mos na krahaso me vendin e Salvador Allendes, jemi dhe do vazhdojmë të jemi anëtar i NATO-s për sa kohë kemi Pandin.

Nëse nuk më beson mua kemi Pandin këtu. Zoti Presidenti rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudirat”, u shpreh Rama.