HomeAktualitetDebat

VIDEO/ A mund të hyj”? I moshuari ngacmon Ramën: Jemi demokratë, por hajde

VIDEO/ A mund të hyj”? I moshuari ngacmon Ramën: Jemi demokratë, por hajde

Kryeministri Rama ka vizituar Tepelenën, teksa ka inspektuar punimet që po bëhen në kalanë e Ali Pashë Tepelenës dhe ambientin përreth. Gjatë vizitës së qytetit, Rama pa një çift të moshuarish, ku menjëherë shkoi për ti përshëndetur.

Nga distanca, Rama i pyeti nëse mund të hynte në shtëpi. E ndërsa kryefamiljari i hapi derën e shtëpisë dhe i uroi mirëseardhjen, duke treguar në të njëjtën kohë vlerat që kemi ne si popull.

I moshuari u shpreh se është demokrat, por megjithatë Rama mund të futej në shtëpi. Kryeministri e ka kapur menjëherë situatën në dorë, duke ia kthyer po me shaka, se i duhen disa demokratë për të mos i “marrë mësysh”.

Min e 7:15

Edi Rama: A mund të hy?

Qytetari: Demokratë jemi, por hajde.

Edi Rama: Na duhen disa demokratë, për të mos na marrë mësysh.