HomeAktualitetShqiperia Ime

VIDEO/ “Air Info” rekomandon francezët të vizitojnë qytetin bregdetar të Sarandës!

VIDEO/ “Air Info” rekomandon francezët të vizitojnë qytetin bregdetar të Sarandës!

Shqipëria, me një pasuri të madhe natyrore është sërish një destinacion i rekomanduar nga mediat franceze.

E fundit që i bashkohet këtyre mediave që i bëjnë jehonë turizmit në vendin tonë është revista franceze e udhëtimeve “Air Info” e cila rekomandon lexuesit e saj të vizitojnë qytetin bregdetar të Sarandës.

Kjo revistë e vlerëson këtë qytet për klimën dhe shkruan se sezoni i pikut turistik në përgjithësi zgjat nga qershori deri në shtator.

Për këtë arsye sugjeron lexuesit që ta vizitojnë këtë qytet gjatë stinës së pranverës për të shmangur fluksin e lartë të turistëve dhe për të shijuar një klimë më të freskët dhe më të këndshme.

https://fb.watch/qq_NcyrXWj/