Aeroporti LaGuardia në New York është mbyllur deri në një njoftim të dytë, pasi një avion pasagjerësh dhe një automjet tokësor u përplasën në pistë, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), është vendosur një ndalesë tokësore për të gjitha fluturimet dhe ekziston një mundësi e lartë që kufizimet të zgjasin.
Avioni i përfshirë, që i përkiste Air Canada Express, kishte ardhur nga Montreal dhe ishte në proces uljeje kur u përplas me një automjet të Autoritetit Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Përplasja ndodhi kur avioni po lëvizte me shpejtësi të ulët, rreth 34 km/orë.
Avioni, një model CRJ 900 me rreth 70–90 persona në bord, pësoi dëme të konsiderueshme. Mediat lokale raportojnë për disa persona të plagosur, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes, ndërsa udhëtarët përballen me anulime dhe vonesa të shumta.

