uper Trabzonspori në Turqi! Ekipi i Ernest Mucit po fiton në transfertë ndaj Kaysespor, me pjesën e parë të mbyllur në shifrat 0-2. Vendasit janë ndëshkuar me një karton të kuq dhe në golin e dytë, në minutën e fundit, protagonist ishte Ernest Muci.
Pasi nisi një goditje këndi të shkurtër, shoku i ekipit riktheu menjëherë topin te shqiptari. Muci arriti të jap një pasim fantastik për te Zubkov i cili goditi në portë dhe topi u ndal në duart e lojtarit kundërshtar.
Kështu arbitri akordoi penallti dhe Onachu realizoi golin e dytë personal, këtë herë nga 11 metrat. Me këtë fitore, Trabzonspori mban vendin e 3, me 3 pikë më pak se Fenerbahce e vendit të dytë.
https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/03/y9u3xo_1.mp4?_=1

