HomeLifestyle

Video/ Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë hapur për tradhëtinë e ish-bashkëshortit të saj

Video/ Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë hapur për tradhëtinë e ish-bashkëshortit të saj

Albërie Hadërgonaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo përveç këngëve të saj është shumë e përfolur dhe për pamjen fizike, pasi vijon edhe sot të jetë një nga femrat më të bukura shqiptare.

Siç dihet Albëria është e divorcuar dhe në shumë intervista është pyetur për ndarjen nga ish-burri, por asnjëherë nuk e ka treguar arsyen se përse është ndarë.

Ditën e sotme ajo do të jetë e ftuar në emisionin ‘Top Show Magazin’ ku do të flas për klipin e saj më të ri. Në videon e publikuar nga emisioni ajo ka treguar për herë të parë se arsyeja e ndarjes nga bashkëshorti është sepse ai e ka tradhëtuar jo një herë, por disa herë.

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqertë ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka tradhtuar gjithmonë”,  thotë këngëtarja.

Moderatori është habitur dhe e ka pyetur Albërien se çfarë bënte ajo për këtë gjë.

“Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë njëherë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”,  tha Albëria duke qeshur.