HomeBota

VIDEO/ Anglia do të pushtonte Holandën: Plani i Boris Johnson për të marrë me forcë vaksinat e Covid 19

VIDEO/ Anglia do të pushtonte Holandën: Plani i Boris Johnson për të marrë me forcë vaksinat e Covid 19

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka shkruar në librin e tij me kujtime ‘Unleashed’, se Mbretëria e Bashkuar konsideroi organizimin e një sulmi ushtarak ndaj Holandës, për të bastisur një magazinë ku mbaheshin rreth 5 milionë doza të vaksinës kundër Covid.

Në verën e vitit 2021, BE dhe Mbretëria e Bashkuar u gjendën në një konflikt në lidhje me prodhimin e vaksinave kundër Covid-19, në një fabrikë në Leiden, pranë bregdetit holandez. Fabrika drejtohej nga kompania Halix dhe furnizohej me vaksina nga AstraZeneca, e kontraktuar njëkohësisht nga BE dhe Britania.

Por, teksa BE përballej me mungesë dozash, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërcënoi se do të ndalonte eksportin e vaksinave drejt vendeve me përqindje më të lartë vaksinimi se BE, si edhe për vendet që refuzonin të ndanin dozat e tyre me unionin. Atëherë, Mbretëria e Bashkuar i plotësonte të dy këto kushte.

Në memuarin e tij të titulluar ‘Unleashed,’ Johnson spiegon se si pas muajsh negociatash të dështuara me BE-në, ai i kërkoi ushtrisë britanike të përgatiste një plan për t’i marrë dozat e vaksinave me forcë.

Por, plani u braktis pasi pushtimi i një vendi të NATO-s do të ishte një çmenduri, shkruan Johnson në kujtimet e tij.