Atalanta është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët triumfuan 3-0 ndaj Juventusit, në një sfidë mjaft të bukur. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Scamaccas, i cili përktheu në gol një penallti.
Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” u përpoq që të bënte diçka, por nuk arriti dot të finalizonte. Atalanta siguroi kualifikimin e madh falë golave të Sulemana dhe Pasalic. Feston kështu Gjimshiti me shokë dhe objektivi i vetëm është fitimi i këtij trofeu.

