HomeSport

VIDEO/ Atmosfera në Tiranë pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë dhe ndeshjet që na presin

VIDEO/ Atmosfera në Tiranë pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë dhe ndeshjet që na presin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.

Festa për këtë triumf në Tiranë pas ndeshjes ishte e madhe. Tifozët “pushtuan” rrugët e kryeqendrës shqiptare duke festuar.

Lajmi.net ju sjell pamje drejtpërdrejt nga Tirana menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Shqipëria me këtë fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara. Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë: