HomeAktualitet

VIDEO/ “Avokotja” Adriana Kalaja parkon Mercedesin e 2023-shit para portës së drejtorisë së Policisë

VIDEO/ “Avokotja” Adriana Kalaja parkon Mercedesin  e 2023-shit para portës së drejtorisë së Policisë

Avokatja Adriana Kalaja, e njohur për protestat për lirimin e Sali Berishës që akuzohet për korrupsion, është përfshirë sot në një incident që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Kalaja ka parkuar Mercedesin e saj luksoz, që kushton disa dhjetra mijera euro, në mes të rrugës, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët.

Veprimi i saj është kritikuar nga qytetarë dhe kalimtarë që shprehën pakënaqësinë për bllokimin e rrugës, ndërsa disa kanë bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut.

Policia e Tiranës ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi këtë incident, por qytetarët kërkojnë masa ndaj shkeljeve të tilla që cënojnë lirinë e lëvizjes dhe rendin publik.

Kujtojme se Kalaja tentoi te ndertonte pa leje ne pallatin ku jeton, por ishin qytetaret ata qe e denoncuan dhe gjykata mori vendim per prishjen e tij.