HomeSport

VIDEO/ Ballkani i pafatë në Çeki, mbrojtja solide dardane thyhet nga një gol me devijim

VIDEO/ Ballkani i pafatë në Çeki, mbrojtja solide dardane thyhet nga një gol me devijim

VViktoria Plzen 1-0 Ballkani
UEFA Conference League: Faza e Grupeve

Grupi C: Ndeshja e parë
Stadiumi: Doosan Arena
Arbitër: Sylwestrzak D. (Polak)

Formacionet Zyrtare:

Viktoria Plzen (3-4-3): Stanek; Hejda, Hranac, Dweh; Kopic, Bucha, Kalvach, Cadu; Durosinmi, Chory, Sulc. Trajner: M. Koubek

Ballkani (3-4-3): Koliqi; Dellova, Jashanica, Halili; Thaqi, Kuc, Zyba, Trashi; Hamidi, Berisha, Gripshi. Trajner: Ilir Daja

Komenti minutë pas minute:

90+8′ Përfundon ndeshja.
90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

83′ Ballkani kërkon golin e barazimit, Nazmi Gripshi provon me të majtë me topin që shkon mbi traversë.

73′ Fati nuk është me Ballkanin, Plzen kalon në avantazh nga një gol me devijim.

64′ Tjetër harkim i rrezikshëm i çekëve, krosim nga e majta dhe godet me të parën Durosinmi, por Dellova largon topin.

62′ Tentativa të njëpasnjëshme nga Plzen në zonën e Ballkanit, dy goditje të cilat bllokohen nga muri i dardanëve brenda zonës.

51′ Penallti për Viktoria Plzen, por VAR i vjen në ndihmë Ballkanit me aksionin që anullohet për pozicion jashtë loje.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

40′ Kombinime nga Berisha, Gripshi e Thaqi në kufij të zonës, Berisha futet brenda, por në momentin e fundit para portës, i largohet topi nga mbrojtësit.

35′ Bucha kroson nga këndi drejt zonës, por Zyba largon topin i sigurtë.

29′ Goditja e parë në portë vjen nga Plzen, tentativë nga distanca me Koliqin që siguron topin dhe portën e tij.

15′ Pasime nga lojtarët e Ballkanit, dardanët kërkojnë hapsira në mbrojtjen e Plzen.

7′ Kadu godet drejt portës, por topi shkon drejt e në duart e Koliqit.

4′ Rrëmujë në zonën e Plzen, Berisha me topin nëpër këmbë e mes mbrojtësve kundërshtar provon të godasë, por topi bllokohet në trupin e Hranac.

1′ Fillon ndeshja.