HomeAktualitetDosja X

VIDEO/ Belind Këlliçi përfundon në dyert e SPAK për financimin e Kuvendit të Rithemelimit: U thirra si person në dijeni ‘për çështje periferike’

VIDEO/ Belind Këlliçi përfundon në dyert e SPAK për financimin e Kuvendit të Rithemelimit: U thirra si person në dijeni ‘për çështje periferike’

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas daljes nga ambinetet e SPAK, Këlliçi dha nje prononcim te shkurter per mediat.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”. Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa la ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Sipas të njëjtave burime, Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, të mbajtur më 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët, së bashku me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin. (TemA)