HomeDosja X

VIDEO/ Berat Buzhala hyn në lagjen e vilave të Metës dhe Berishës tek Gjiri i Lalzit: I kanë bërë me kursimet e tyre nga rroga

VIDEO/ Berat Buzhala hyn në lagjen e vilave të Metës dhe Berishës tek Gjiri i Lalzit: I kanë bërë me kursimet e tyre nga rroga

Gazetari Berat Buzhala, prej disa ditësh është duke bërë një tur në bregdetin shqiptar.

Këtë radhë ai ka vendosur të shkojë në bllokun e vilave të politikanëve shqiptarë në Gjirin e Lalzit.

Ai i ka prezantuar gazetarit tjetër që kishte me vete, vilën e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“I kanë bërë vilat me kursimet nga rroga.

Me 800 euro rrogë, kanë kursyer dhe kanë bërë këto vila që kushtojnë 6 apo 7 milionë euro”, thotë Berat Buzhala me ironi, ndërsa gazetari që e shoqëronte mbeti i habitur.

Habi që nuk u shfaq vite më parë nga gazetarja Sonila Meço, e cila hyri brenda vilës së Ilir Metës për të marrë në intervistë Monika Kryemadhin.

Kjo e fundit tërë krenari i tregoi asaj se vetëm banja kishin nja 11 a 12, madje një e kishin vetëm për macen e tyre.

Video është zhdukur më pas nga interneti, për shkak të bujës që bëri, për keq, kuptohet.