HomeAktualitetKronike

VIDEO/ Berisha bëhet meme me ‘Programin e Shqipërisë Madhështore’

VIDEO/ Berisha bëhet meme me ‘Programin e Shqipërisë Madhështore’

Në konferencën për shtyp ditën e sotme, pritej prezantimi i programit elektoral që ”Aleanca për Shqipërinë Madhështore” u ofron shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit.

Por Sali Berisha i la të gjithë në pritje, pasi njëherë duhet të shfrynte hundët, të pinte ujë dhe të bënte një pauz pas një dite të lodhshme për një 80-vjeçar.

Duket se fokusi i kreut të opozitës në këto ditë të zëna fushate, sa vjen e ngarkohet dhe ngatërrohet.

Ky moment nuk i shpëtoi rrjetit, duke e kthyer në meme, ndoshta edhe për të përcjellë ndonjë mesazh.