HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Berisha me “amnezi” e shfaq edhe në Dibër: Rruga e Kombit, duhet të kishte përfunduar

VIDEO/ Berisha me “amnezi” e shfaq edhe në Dibër: Rruga e Kombit, duhet të kishte përfunduar

Ditari më interesant i kësaj fushates, duket se do të jetë koleksioni me gafat e Sali Berishës, i cili po mundohet të sfidojë një moshë që nuk e përballon një ngarkesë të tillë.

Edhe sot në Dibër, atij i ka shpëtuar një gafë e tillë, kur Rrugën e Arbrit e ka ngatërruar me Rrugën e Kombit.

Siç dëgjohet Berisha tha se Rruga e Kombit duhet të kishte përfunuar që në 2016-n.

Në fakt ka të drejtë, e vërteta është se edhe Rruga e Kombit nuk u përfundua në 2013-n, pasi pjesa më e madhe e saj ishte në ndërtim e pothuajse edhe sot nuk ka përfuduar me ato miiarda që ka grabëlluar. U deshën dhe 200 milion tjera për të vazhdur punimet nga ura e Kukësit dhe deri te urat deri në Morinë.