HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Berisha në arrest shtëpie shkel hapur vendimin e GJKKO, fut në shtëpi edhe teknikë të fonisë, për herë të tretë flet me militantët nga dritarja! “Dumanët” e SPAK nuk shikojnë?!

VIDEO/ Berisha në arrest shtëpie shkel hapur vendimin e GJKKO, fut në shtëpi edhe teknikë të fonisë, për herë të tretë flet me militantët nga dritarja! “Dumanët” e SPAK nuk shikojnë?!

Sali Berisha në arrest shtëpie po sfidon hapur drejtësinë duke shkelur në mënyrë të përsëritur vendimin e GJJKO e cila ia ka ndaluar të komunikojë me persona që të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton në apartamentin e tij në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë.

Ndonëse i izoluar në banesë është në banesë, Berisha injoron vendimin tjetër që është dhënë ndaj tij për herë të katërt duke mbajtur fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë. Sikur të mos mjaftonte komunikimi me militantët e fundit që i kanë shkuar për qokë, sot pasdite në banesë e ish-kryeministrit kanë hyrë disa teknikë fonie.

Siç duket në video ata kanë bërë gati foninë që Berisha të mbajë fjalimin e tretë nga dritarja që kur GJKKO caktoi ndaj tij masë sigurie arrest shtëpie në 30 dhjetor.

Sot në ditën e 6 ditë që Berisha qëndron në arrest shtëpie, policia ka zhvilluar sot një kontroll blic në shtëpinë e tij për të parë nëse ish Kryeministri po e zbaton masën e sigurisë. Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta.

Pas këtij kontrolli oficerët e policisë do të përgatisin një raport për SPAK, ku pritet të përfshijnë fjalimet e Berishës nga dritarja, në shkelje të vendimit të gjykatës. Berisha është nën hetim për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.