HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Braçe ironizon Bashën: Dëgjojeni Bashën… Koha e shushunjave në pushtet, LSI e PDIU, merr fund!!

VIDEO/ Braçe ironizon Bashën: Dëgjojeni Bashën… Koha e shushunjave në pushtet, LSI e PDIU, merr fund!!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet kreu i PD-së, Lulzim Basha duke sharë LSI-n, të cilën para dy viteve e cilësonte shushunjë.

Por pas dy viteve, Basha ka ndryshuar krejtësisht qëndrim duke firmosur koalicionin opozitar, zyrtarisht sot. Për Braçen asgjë nuk harrohet, pasi janë të njëjtët.

“Koalicion i madh kunder zgjedhjeve meeee… Shushunja!!!

Nuk e them une, e thote Lulzim Basha; Degjojeni:

Koha e shushunjave ne pushtet LSI e PDIU merr fund!!

Me ze dhe fytyren qe ky ka!! Asgje nuk harrohet. Jane te njejtet. Nuk kane ndryshuar”

E plote qendrimi i Bashes ndaj LSI-se