HomeBota

VIDEO/ Brohorima dhe emocione! E bija ishte një nga pengjet e liruara nga Hamasi: Babai shpërthen në lot kur takon 24-vjeçaren Romi Gonen

VIDEO/ Brohorima dhe emocione! E bija ishte një nga pengjet e liruara nga Hamasi: Babai shpërthen në lot kur takon 24-vjeçaren Romi Gonen

Qytetarët izraelitë janë pushtuar sot nga emocionet, ndërsa tre nga pengjet që ishin nënë kontrollin e Hamasit janë liruar.

Ushtria Izraelite ka shpërndarë një video të familjes se një nga vajzave të liruara, të 24-vjeçares Romi Gonen, teksa shihnin live momentet e lirimit të saj.

Në video, shihet se si babai i 24-vjeçares Eitan Gonen hidhet përpjetë nga gëzimi. Para se të shpërthejë në lot.

24-vjeçares Romi Gonen iu zu pritë teksa tentoi të arratisej nga Festivali Supernova.

Ajo kishte udhëtuar nga shtëpia e saj në Kfar Veradim, Izraeli verior, për në festivalin, i cili u zhvillua në shkretëtirën Negev në jug, festival që u bë edhe pikënisja e luftës që zgjati plot 15 muaj.