HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ “Çfarë i mëson nxënësve kur s’ke shënjestër”! Rama përmes batutave sfidon mësuesen e fizkulturës në një nga shkollat e sapondërtuara në Durrës

VIDEO/ “Çfarë i mëson nxënësve kur s’ke shënjestër”! Rama përmes batutave sfidon mësuesen e fizkulturës në një nga shkollat e sapondërtuara në Durrës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për të inspektuar punimet në shkollën e rindërtuar “Shaqe Mazreku”.

Gjatë inspektimit, kryeministri pa edhe ambientet e reja sportive, ndërsa iu “rikthye” edhe pasionit të vjetër në sport, basketbollit.

Ndërsa ishte duke vizituar ambientet e kësaj shkolle, Rama ka shkuar edhe te palestra, aty ku e priste mësuesja e fiskulturës me një top basketbolli në dorë.

Kryeministri e ka ftuar mësuesen në një duel, por fillimisht ajo hezitoi, ndërsa më pas bëri goditi dhe shënoi.

Pas saj topin e mori edhe kryeministri, i cili realizoi një kosh mes shumë përplasjesh të topit, ndërkohë që mori edhe duartrokitjen e të pranishmëve.

Teksa sfidoi mësuesen e fizkulturës, Rama bëri edhe një gjuajtje kosh.

Rama: Hajde gjuaje një

Mësuesja: Nuk kam shënjestër, por…jam më mirë në mbrojtje

Rama: Cfarë i mëson këtyre ti pa shënjestër?