HomeKronike

VIDEO/ Çfarë ka ndodhur në mesnatë, pamjet nga Komuna e Parisit

VIDEO/ Çfarë ka ndodhur në mesnatë, pamjet nga Komuna e Parisit

 

Një ndjekje me shpejtësi të madhe ka ndodhur në mesnatën e sotme në Tiranë.

Siç raportohet në SYRI.net nga dëshmitarë okularë, një makinë u ka ikur disa postblloqeve të policisë.

Më pas në ndjekje me shpejtësi të madhe, mjeti është përplasur në zonën e Komunës së Parisit.

Siç shikohet edhe në pamje, në ndjekje të makinës janë vënë forca të shumta policie.

Makina ka bërë aksident tek zona e Komunës së Parisit dhe shoferi është ndaluar.

Nga policia nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen.