HomeAktualitet

VIDEO/ “Çmendet” gazetarja Mira Kazhani, studentët i bllokojnë rrugën, ajo i jep gaz makinës!

VIDEO/ “Çmendet” gazetarja Mira Kazhani, studentët i bllokojnë rrugën, ajo i jep gaz makinës!

Pasi nuk morën përgjigje nga kryeministri edhe në ditën e 13-të të protestës së tyre, studentët vendosën që ta përshkallëzonin atë.

Një pjesë e tyre u zhvendosën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke bllokuar kështu kalimin e mjeteve.

E ngecur “në kurthin” e studentëve ishte dhe gazetarja Mira Kazhani, e cila sipas tyre ka tentuar t’i shtypë.

Një student ka dërguar videon pranë redaksisë së JOQ Albania, në të cilën shihet se si Kazhani u kërkon studentëve të hapin rrugën, madje ajo i jep edhe gaz makinës.

Me gjithë përpjekjen e saj për të kaluar, Kazhani nuk ia arrin dot dhe pas disa minutash, tërhiqet./JOQ