HomeSport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo fiton penallti, por pastaj i thotë gjyqtarit…anuloje!

VIDEO/ Cristiano Ronaldo fiton penallti, por pastaj i thotë gjyqtarit…anuloje!

Cristiano Ronaldo bëri një akt të jashtëzakonshëm sportiv në ndeshjen që po zhvillohet mes Al-Nassr dhe Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ronaldo fitoi penallti në minutat e para të ndeshjes. Lojtarët e ekipit kundërshtar menjëherë protestuan vendimin e gjyqtarit por befasisht Ronaldo u afrua tek gjyqtari dhe i bëri me dije se nuk ishte faull.

Gjyqtari për të qenë më korrekt shkoi në monitorin e VAR-it ku më pas mori vendimin se nuk ishte penallti.

VIDEO