HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Çuni i Fahriut: “Të dashur heronj, të dashur banorë”, qytetari i “Astirit”: “Po ik o se na cave tra*in”

VIDEO/ Çuni i Fahriut: “Të dashur heronj, të dashur banorë”, qytetari i “Astirit”: “Po ik o se na cave tra*in”

Mbrëmjen e sotme protestues në zonën e Astirit kanë dalë sërish në rrugë për të mos lejuar shembjen e godinave pa leje, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Atyre u është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Teksa Balliu ka marrë megafonin dhe ka nisur të flasë, një nga banorët ka kërkuar që të mos bëhet politikë me pronat e tyre.

‘Mos na bëj politkë me pronat tona. Mos na e caj tra*in. Politikë me djersën tonë mos bëj’, ka thënë qytetari, ndërsa deputeti Klevis Balliu vazhdonte si për të mbuluar zërin e tij që i fliste kundër.