HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda magazinës së përfshirë nga flakët ku mbeti i bllokuar Arjan Sala

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda magazinës së përfshirë nga flakët ku mbeti i bllokuar Arjan Sala

Pak ditë më parë i riu Arjan Sala humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në Tiranë, e cila u përshi nga flakët e zjarrit.

Në media po qarkullojnë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë lëvizjet e Arjan Salës në momentin që ra zjarri.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Ditën e djeshme, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shpalli Arjan Salën, “Dëshmor të Atdheut”.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë ditës së djeshme, familjen e të ndjerit e ka vizituar dhe kryeministri Edi Rama.