HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Debat i fortë mes gazetarëve! Anri Bala: Nuk lejoj të thuash përralla këtu! Xhunga: Nuk dua të flas me ty

VIDEO/ Debat i fortë mes gazetarëve! Anri Bala: Nuk lejoj të thuash përralla këtu!  Xhunga: Nuk dua të flas me ty

Gazetari Anri Bala dhe Albi Xhunga gazetar nga Brukseli, debatuan ashpër në Studio Live për koalicionet e partive të reja duke kaluar dhe në fyerje. Gjithçka nisi kur Bala e quajti Lulzim Bashën zorrë qorre të Sali Berishës.

Bala: Nuk po të kuptoj, se çfarë alternative po na propozon?

Xhunga: Ndoshta nuk je i aftë ta kuptosh. Ata që po na ndjekin e kuptojnë?

Bala: Kush është alternativa? Jam më i aftë se ty për të kuptuar, por dua të nxjerr atë që ti nuk po e thua.

Xhunga: Ti je i aftë për të bërë zhurmë.

Bala: Më thuaj cili është alternativa që propozon?

Xhunga: Do i thuash zotërisë të mbaroj fjalën?

Bala: Po unë nuk do të të lejoj të thuash përralla këtu. Kush është alternativa?

Xhunga: Ky flet për tjerët, i quan zorra qorre siç bëre me Bashën.

Bala: Po mor Basha ka qenë zorre qorre e Sali Berishës si Min i Brëndshëm për 21 janarin, Ministër i Jashtëm kur fali detin, Ministër Transportesh për Rrugën e Kombit 1 miliard dollarë, kur fjeti gjumë si kryebashkiak e të tjera.

Xhunga: Me këtë nivel nuk vazhdoj unë.

Bala: Ngadalë se u mallëngjeve për Bashën, se unë nuk mallëngjehem as për Bashën e as për kërkënd.

Xhunga: Me këtë nivel nuk diskutoj dot. Më le të mbaroj fjalën. Qenke trap i madh se nuk ta di as emrin.

Bala: Shife te titrat e ke të shkruar aty

Xhunga: Po t’i zorra qorre e kujt je? I ndërhyn tjetrit pa lidhje. Nuk dua më të flas me ty. Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh.