Sali Berisha sulmoi të hënën amabasadorine Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke u shprehur se në Bruksel, Gonzato sillet si ambasador i Edi Ramës.
Por, çfarë ka thënë Berisha ndër vite për diplomatët e huaj në Shqipëri?
Video më poshtë, e përgatitur nga emisioni “Fiks Fare” rikthen disa prej deklaratave të tij në kohë të ndryshme, duke treguar një raport që ka ndryshuar vazhdimisht sipas rrethanave politike.
Në disa prej tyre, Berisha shfaqet si një mbështetës i fortë i ambasadorëve dhe rolit të tyre në vend, duke i konsideruar partnerë të rëndësishëm në proceset demokratike dhe reformat.
Në të tjera, toni ndryshon ndjeshëm. Ambasadorët kthehen në objekt kritikash, akuzash dhe përplasjesh të drejtpërdrejta, shpesh të lidhura me zhvillimet politike të momentit.

