HomeAktualitetKronike

VIDEO/ “Do t’i vrasim si në Elbasan”, Xhelal Mziu thirret në Prokurori

VIDEO/ “Do t’i vrasim si në Elbasan”, Xhelal Mziu thirret në Prokurori

Xhelal Mziu, udhëheqësi politik i Dibrës për Partinë Demokratike, është thirrur në Prokurori për të dhënë shpjegime zyrtare mbi deklaratën e tij, se PD ka ngritur stuktura paramilitare të cilat janë gati t’i fusin plumbin kujtdo që dyshojnë njësoj si në Elbasan.

Mziu ka pranuar për Report TV se është thirrur tani në Prokurori.

Deklarata e Xhelal Mziut dëshmoi se PD ka ngritur një strukturë terroriste të armatosur në mënyrë të paligjshme dhe të trajnuar dhe udhëzuar për të vrarë qytetarë bazuar mbi dyshime.

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dalë në krah këtij akti, duke deklaruar se qytetarët kanë të drejtë të arrestojnë dhe të dhunojnë këdo që dyshojnë se prek votën.

Deklarata e Mziut tronditi opinionin publik dhe atë ndërkombëtar.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë dhe katër ambasadorë të Bashkimit Europian shkuan në zyrën e presidentit Meta, ku ja bënë të qartë se ngritja e grupeve të armatosura është histori e së shkurës, që duhet të distancohen.

Kjo shkaktoi dhe konfliktin e presidentit Meta me ambasadoren amerikane.