HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Dorën në qafë: Rama takohet me Biden në Samitin e NATO-s në Spanjë

VIDEO/ Dorën në qafë: Rama takohet me Biden në Samitin e NATO-s në Spanjë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin amerikan Joe Biden në Samitin e NATO-s.

Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Spanjë, pasi do të arrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet sot dhe nesër në Madrit.

Vetë kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjetet sociale ku afrohet pranë Biden duke biseduar dhe e shoqëron për disa hapa.

“Në Samitin e NATO-s ????????”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Bashkë me Ramën në Samit do të marrin pjesë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.