HomeSport

VIDEO/ Dramë në Wanda Metropolitano, Balliu me shokë ndalin Atletico Madrid në “frymën e fundit”

VIDEO/ Dramë në Wanda Metropolitano, Balliu me shokë ndalin Atletico Madrid në “frymën e fundit”

Atletico Madrid është befasuar në Wanda Metropolitano nga Rayo Vallecano e Ivan Balliut, duke pësuar gol në fund dhe duke marrë një barazim me shije disfate 1-1.

Brenda 20 minutash, Los Colchoneros do e shikonin veten në avantazh. Assist i Griezzman nga krahët, me Moratën që gjuan dhe realizon me të djathtën.

Mysafirët provuan të reagonin dhe mund të barazonin shifrat, nëse në fillimin e pjesës së dytë, Pathe Ciss do koordinohej mirë me kokë.

Në minutën e 63-të, Cunha mori një pasim në zonë, u rrotullua dhe vendosi në vështirësi Stole Dimitrievski, i cili gjithsesi ia del të neutralizojë, duke bërë që mos të ketë ndryshim rezultati.

Ivan Balliu ishte titullar te Rayo Vallecano, por vuajti dukshëm forcën fizike të kundërshtarit, kësisoj daljet e tij nga krahët ishin mjaft të kufizuara.

Në fundin e takimit Radamel Falcao shndërron në gol një penallti, për t’i dhënë ekipit të tij një pikë.

Në takimet e tjera, barazim 1-1 mes Sevillias dhe Valencias, Getafe-Bilbao përfundoi 2-2.