HomeKuriozitet

VIDEO E FRIKSHME/ Luani shqyen të moshuarin që futet në territorin e tij

VIDEO E FRIKSHME/ Luani shqyen të moshuarin që futet në territorin e tij

Momenti dramatik kur një luan tërheq zvarrë një të moshuar në një kopësht zoologjik është fiksuar nga kamerat. Filmimi pretendohet se është realizuar paraditen e të shtunës në parkun Marakele Predator, në Afrikën e Jugut.

Nga të dhënat e deritanishme raportohet që i moshuari është pronari këtij parku. E gjithë ngjarja ka ndodhur për 90 sekonda deri në momentin kur është dëgjuar një e ulëritur e fortë nga njëri prej rojeve të parkut.

Më pas luani është larguar duke e lënë te plagosur të moshuarin. Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.