HomeDiaspora

VIDEO e frikshme/ S’ka nevojë për koment, momenti shokues nga tërmeti në Kroaci! Një uturimë vjen nga nëntoka, tmerri gjatë intervistës live të kryebashkiakut që po trondit rrjetin

VIDEO e frikshme/ S’ka nevojë për koment, momenti shokues nga tërmeti në Kroaci! Një uturimë vjen nga nëntoka, tmerri gjatë intervistës live të kryebashkiakut që po trondit rrjetin

Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e djeshme Kroacinë duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, ku kanë mbetur 7 të vdekur dhe disa të plagosur.

Mediat lokale raportojnë se dyshohet se nën rrënoja gjenden ende persona të pajetë.

Goditja ishte e shkurtër por e fortë duke shkaktuar tmerr tek banorët e zonës.

Kjo u duk edhe nga videoja e kryebashkiakut të Petrinjas, i cili ishte në një konferencë për shtyp live me mediat kur ra tërmeti. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.