HomeDebat

VIDEO e rrallë e viteve ’90: Çfarë është paraja sipas… Saliut?!

VIDEO e rrallë e viteve ’90: Çfarë është paraja sipas… Saliut?!

Në këtë video të rrallë të më shumë se 20 viteve më parë, Sali Berisha, jep një shpjegim se çfarë është paraja sipas tij.

E egër por e ndrojtur – dëgjohet të shpjegojë ekspertizën e vet mbi paranë njeriu që ka drejtuar vendin për vite të gjatë varfërie.

Kur ai ishte President i plotfuqishëm i vendit, shqiptarët humbën mbi 1 miliard dollarë kursime në atë që njihet si Kriza piramidale, e cila u pasua nga tmerret e vitit 1997, kur u shkatërrua shteti dhe ushtria shqiptare.

Lëvizja antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit, erdhi nga falimentimi i skemave piramidale.

Të cilat profesori i parasë që shihet në këtë video i quante “më të pastrat në botë”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/01/df1901c9-1dd3-4890-9005-3ba8f9127bb4.mp4?_=1