HomeAktualitetKronike

VIDEO/ E shpallur në kërkim: Ja momenti kur Fjolla Morina u ndalua nga policia! A do sillet si me rastin “Babale” drejtësia kosovare duke mos e ekstraduar?!

VIDEO/  E shpallur në kërkim: Ja momenti kur Fjolla Morina u ndalua nga policia! A do sillet si me rastin “Babale” drejtësia kosovare duke mos e ekstraduar?!

Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Fjolla Morina në Prishtinë.

Këngëtarja është pikasur në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit, ku dhe është arrestuar më pas nga efektivët e policisë.

Kujtojmë se Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Pritet ekstradimi i saj në Shqipëri megjithëse Shqipëria nuk ka marëveshje për ekstradimi me Kosovën.

Rast flagrant është ai i ndalimit të Babales, i cili jo që nuk u ekstradua por u ndihmua të largohej nga Kosova dhe të kërkonte azil në Belgjikë.