HomeAktualitet

VIDEO/ E tmerrshme në Tiranë, tifozët hollandezë shkatërrojnë ç’u del para; dikush nxjerr pistoletën në turmë

VIDEO/ E tmerrshme në Tiranë, tifozët hollandezë shkatërrojnë ç’u del para; dikush nxjerr pistoletën në turmë

Kaos dhe rrëmujë në Tiranë në prag të Conference League. Tifozët e Feyenoord janë përleshur me policinë dhe kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë, duke shkatërruar çdo gjë që gjenin para.

Kaosi ka nisur rreth orës 19:00 në zonën e “9 katësheve”, teksa ka agravuar pranë stadiumit të finales dhe në rrugën “Mustafa Matohiti”. Në ish-Bllok, te 21 dhjetori, Pallati me Shigjeta dhe Vasil Shanto, tifozët kanë lënduar gjashtë efektivë të policisë dhe një qytetar.

Në pamjet më poshtë duket qartë se forcat e rendit shoqërojnë dhjetra tifozë huliganë, ndërsa dikush nxjerr edhe armën. Për fat nuk ka të lënduar rëndë. Nesër në 21:00 luhet Roma – Feyenoord.