HomeAktualitet

VIDEO/ Edhe Linda Rama për ngushëllim te familja e Gerti Bogdanit

VIDEO/ Edhe Linda Rama  për ngushëllim te familja e Gerti Bogdanit

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka marrë pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ajo u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Edi Rama ndërkohë nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një drekë pune të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rama ditën e djeshme ndau një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkroi kreu i qeverisë.