HomeAktualitetHumor

Video epike/ Deputetët e PD kërkuan dorëheqjen e tij, Basha tallet: Nuk kam përse, të gjithë jemi fajtor! Tani betejë ballore për fitoren (humbjen) e radhës

Video epike/ Deputetët e PD kërkuan dorëheqjen e tij, Basha tallet: Nuk kam përse, të gjithë jemi fajtor! Tani betejë ballore për  fitoren (humbjen) e radhës

Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të dorëhiqet pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet e 6 marsit.

“Secili duhet të mbajë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Përgjegjësia bie tek të gjithë por fillon me mua. Kemi në dorë mundësinë për të tejkaluar kultin e individit dhe të bëhemi gati për betejën e ardhshme”, tha Basha.

Albano Boogdo ka ironizuar kreydemokratin Lulzim Basah në rrjetet sociale.

Basha nuk i qujti humbje asnjë nga zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike në daljen e djeshme për mediat, ku tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa 6 palë zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.

Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, Albano ka publikuar në Instastory një video ku thotë: “Nuk kam ngrënë asnjë shuplakë në jetën time”, teksa goditet vazhdimisht nga një person në faqe.

Kështu ai ka bërë një paralelizim me deklaratën e Lulzim Bashës.