HomeSport

VIDEO/ Fitore e merituar: Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në ‘lamtumirën’ e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka

VIDEO/ Fitore e merituar: Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në ‘lamtumirën’ e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka

Shqipëria ka shkëlqyer në Air Albania duke fituar pastër 2-0 në miqësoren ndaj Armenisë. Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” kundër Armenisë pasditen e së shtunës. Pas 370 ditësh pa fitore, skuadra e Edy Rejas ia del të marrë një sukses përballë tifozëve, që nuk ishin më shumë se 4 mijë në stadium.

Ndeshja u hap në minutën e 28 me golin e sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 64 minutë Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e panalltisë. Pas këtij 90 minutëshi Edy Reja nuk është më trajner i Shqipërisë “me letra”.

Në përballjet mes Shqipërisë dhe Armenisë, kuqezinjtë kanë marrë kanë marrë katër fitore në po kaq ndeshje. Dueli i sotëm pa nga minuta e parë dy lojtarët e Superligës dhe konkretisht Partizanit, Xhuliano Skukën dhe Andi Hadroj. Nga minuta e parë edhe Muçi, me kuqezinjtë që dominuan takimin.

62′ Cara futet bukur në zonë dhe pengohet, me gjyqtarin që akorodn penallti.

Qysh në minutën e katërt, tanët pretenduan për një 11 metërsh. Skuka lëvizi bukur në zonë dhe u ndal nga mbrojtja, por për arbitrin maqedonas Aleksander Stavrev 11 metërshi nuk qëndronte edhe pas konsultës me VAR. Paraqitje e mirë edhe nga Tedi Cara, që fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Asllani në minutën e 62.

Pas humbjes 1-3 me Italinë tre ditë më parë po në “Air Albania”, kuqezinjtë e mbyllin me sukses vitin. Ky ishte 90 minutëshi i fundit për Edy Rejan në stolin e Kombëtares, me kontratën e 77 vjeçarit që ka skaduar dhe në ditët në vijim do jetë temë kryesore për rinovimin ose jo.

Si u zhvillua pjea e dyte:

Në pjesën e dytë, ishte Kristjan Asllani ai që nuk gaboi nga një penallti të fituar nga Cara, me mesfushorin e Interit që gjithashtu gjeti golin e parë për ngjyrat e Kombëtares.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit.

FT SHQIPËRI-ARMENI 1-0
28′ Skuka, 63′ (P) Asllani

KOMENTI LIVE:

90′ Mbyllet sfida!

88′ Asllani jep një top fantastik për Carën, i cili nuk gabon i vetëm me portierin. Por anësori dhe VAR-i ja anulojnë për pozicion të perrgullt.

86′ Cara provon me një gjuajtje brenda zone, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit. gjithsesi vertikalizimi i tij ishte i parregullt.

73′ Keidi Bare provon me një skemë nga goditja e dënimit, por mbrojtësit kundërshtarë e kuptojnë.

72′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Skuka i dëmtuar dhe futet Muçolli.

67′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Kumbulla dhe futet Bitri.

65′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hadroj dhe futet Hysaj.

63′ GOOOL SHQIPËRIA! Asllani godet nga pika e bardhë dhe shënon duke dyshifruar shifrat.

62′ Cara futet bukur në zonë dhe pengohet, me gjyqtarin që akorodn penallti.

55′ Një krosim në zonë dhe një gjuajtje me kokë i shkojnë pranë golit të barazimit nga armenët.

51’ Rast u pabesueshëm i Skukës! Ai përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes dhe del para portierit, por pastaj gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar jashtë.

48’ Armenët tentojnë me disa aksione radhazi nga e majta, por pa rrezikuar portën e Berishës.

46’ Hyn në fushën e lojës Ramadani, Cara dhe Bare. Atyre u lënë vendin Çokaj, Laçi dhe Muçi.