HomeSport

Video: Fitore “in-extremis”, Irani fiton me anë të një autogoli

Video: Fitore “in-extremis”, Irani fiton me anë të një autogoli

Ndeshja e parë e grupit B ndërmjet Marokut dhe Iranit u mbyll me barazimin 0-1. Ishte një ndeshje mjaft e dobët që nuk dhuroi aspak emocione. Të dy ekipet u munduan të bënin mirë, por në fund miqtë fituan me fat pas një autogoli që u shënua nga mbrojtësit e Marokut.Ishte lojtari i pafat Bouhaddouz që i dha fitoren ekipit mik.

Të dy ekipet kishin raste, por nuk arritën të shënonin deri në minutën e 90’+5′. Pavarësisht 3 pikëve të marra, takimi nuk na bindi aspak. Ok, të flasim hapur, na u përpëlitën sytë nga kjo ndeshje, e dobët!

Marok-Iran 0-1
Shënues: 
Bouhaddouz 90’+5′

Maroku: Munir, Sais, Benatia, Hakimi, Harit, Al Hamadi, Zijeç, Busufa, Belhanda, El Kabi, Amrabat
Trajner. Herve Renard

Irani:  Beiranvand, Rezaeian, Çeshmi, Pouraliganji, Ansarifard, Ebrahimi, Hajsafi, Shojaei, Jahanbaksh, Amoun, Amiri
Trajner. Karlos Kueiroz