Në dy protestat e fundit të organizuar nga Partia Demokratike është vënë re prania e një grupi adoleshentësh, të përdorur nga kjo forcë politike, dhe në kontrast me frymën dhe energjinë e përgjithshme të protestës, të cilët shfaqen në grup, të rrethuar me pankarta dhe kapuç për të mos u identifikuar, dhe qëndrojnë së bashku në krye të saj.
Edhe në protestën e 10 shkurtit edhe në atë të 24 janarit, ata kanë pritur të përfundojë fjalën kreu i PD-së, Berisha, dhe pastaj në mënyrë të organizuar kanë filluar një batare molotovi dhe fishekzjarresh ndaj godinës së kryeministrisë dhe ndaj policisë së shtetit.
Siç duket edhe në këto pamje të siguruara nga gazeta TemA, ky grup duket që është i keqpërdorur dhe vepron me komandë, duke mos mbajtur përgjegjësi për aktet dhe veprimet e tij, ndërkohë që ata që përfitojnë prej tyre janë të tjerë.
Është e qartë se revolta dhe pakënaqësia nuk mund të bëhet me telekomandë dhe as e organizuar me adoleshentë që merren dhe keqpërdoren nga strukturat e PD-së, sepse ajo nëse ekziston dhe është del natyrshëm dhe pa kësi lloj organizimesh.

