HomeAktualitetKryesore

Video/ Humbën jetën nën rrënoja, Brukseli mban 1 minutë heshtje në nderim të 51 viktimave të tërmetit

Video/ Humbën jetën nën rrënoja, Brukseli mban 1 minutë heshtje në nderim të 51 viktimave të tërmetit

Tërmeti katastrofik i 26 nëntorit në Shqipëri, që u mori jetën 51 personave, la me qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të kthyera në gërmadha, ka heshtur sot Brukselin.

Me kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunit Rajonal, Majlinda Bregu, në Samitin “Friends of Europe”, të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Samiti “Friend of Europe” diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë takim po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaci.