HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ I përzgjedhur për të mbajtur fjalën e tij në Bordin e Paqes, Rama ngre para Trump padrejtësitë e Hagës për Thaçin: E arrestoi prokurori që i’u përndoqi ju! Të bëjmë diçka para se gjëra më të këqija të ndodhin

Në fjalën përuruese të themelimit të Bordit të Paqes, Kryeministri Edi Rama ngriti në prani të Presidentit amerikan, Donald Trump shqetësimin e padrejtësisë së madhe që po u bëhet udhëheqësve të UÇK në Hagë.

Rama i kujtoi Trump se Hashim Thaçi u ndalua brutalisht nga Jack Smith, i njëjti prokuror që ka hetuar edhe Donald Trump në kohën kur Thaçi, në atë kohë President i Kosovës do të nënshkruante në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje paqeje përfundimtare.