HomeAktualitet

VIDEO/ Ja përmendin babain në emision, çuni i Fahriut “shpërthen” ndaj themeluesit të PD: Je komunist që ke fut njerëz në burg, jam perëndimor

VIDEO/ Ja përmendin babain në emision, çuni i Fahriut “shpërthen” ndaj themeluesit të PD: Je komunist që ke fut njerëz në burg, jam perëndimor

Çuni i Fahri Balliut ka vendosur standardin e radhës në daljet e tij televizive. Ai ka kërkuar nga moderatorët që në panel me të të mos ulen persona me bindje komuniste pasi nuk është mësuar të rrijë me të tillë individë.

Deputeti i Bashës, është konfliktuar edhe me themeluesin e PD Shenasi Rama fill pasi ky i fundit i përmendi pasurinë dhe babain Fahri Balliu.

Demokrati i ri ka akuzuar demokratin e vjetër për përfshirje në sistemin e Enver Hoxhës.

Në këtë vend kemi dëgjuar mjaft çudi, por që djali i Fahriut të akuzojë bashkëmoshatarët e të atit për lidhje me diktaturën, kjo vërtet guxim si deklaratë pasi jo të gjithë mund ta kapërdijnë kaq lehtë “turpin me bukë”.(TemA)