HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Ja si deputetët e PD d.hunuan efektivët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Muli tërheq forcërisht një nga efektivët nga pas koke

VIDEO/ Ja si deputetët e PD d.hunuan efektivët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Muli tërheq forcërisht një nga efektivët nga pas koke

Publikohet për herë të parë video nga brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku më datë 16 shkurt 2019 deputetët e opozitës mësynë me forcë brenda dhe sulmuan efektivët.

Në videon e siguruar nga newsbomb.al duken deutetët e PD Flamur Noka, Klevis Balliu, Enekelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, etj, teksa konfrontohen me efektivët e policisë.

Por ajo çfarë bën ish ministri i Brendshëm Noka është e paprecedentë. Noka tërheq forcërisht një nga afektivët nga pas koke, duke hyrë brenda zyrës së drejtorit.

Një akt i shëmtuar d.hune, bërë ky nga njerëzit e zgjedhur si përfaqësues të popullit. Megjithatë vlen për tu theksuar se policia nuk e ka referuar këtë ngjarje në Prokurori, duke ndenjur “duarkryq” përballë ish-deputetëve.

Kujtojmë se nesër mbahet protesta e radhës e opozitës dhe PD ka deklaruar zyrtarisht se nuk e njeh institucionin e Drejtorisë së Policisë dhe as drejtuesin e tij.