HomeAktualitet

VIDEO/ Ja si po ecën projekti i Unazës së Madhe

VIDEO/ Ja si po ecën projekti i Unazës së Madhe

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij Facebook, pamje sesi po vijon puna për projektin e Unazës së Madhe.

Pamjet i përkasin segmentit Nga Farka drejt Shkozës, dhe nga videoja duket që projekti ka vijuar normalisht në atë zonë.

“MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga puna që vijon në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin nga Farka drej Shkozës, ju uroj një ditë të mbarë #RrugetKombetare #perShqiperineQeDuam“, shkruan Rama.

Ndërkohë, edhe në segmentin Pallati me Shigjeta-Shkolla Teknologjike vijon puna.

Por çdo ditë banorët e Unazës së Re, protestojnë kundër shembjes së shtëpive, nëse nuk dëmshpërblehen me vlerë tregu.