HomeBota

VIDEO/ “Jetëgjati” humbi në det: Familja mrekullohet kur shikon se gjendet 22-vjeçarin mes oqeanit të kapur pas një…

VIDEO/ “Jetëgjati” humbi në det: Familja mrekullohet kur shikon se gjendet 22-vjeçarin mes oqeanit të kapur pas një…

Janë publikuar momentet kur një djalë i ri është gjetur i gjallë mes detit nga familjarët. Nga pamjet e publikuara shihet familja e Dylan Gartenmayer duke u hedhur nga gëzimi në momentin që e shohin atë mes detit të kapur pas një gomoneje të improvizuar.

22-vjeçari kishte qenë duke notuar rreth 35 metra larg brigjeve të Floridës të enjten e kaluar kur rrymat e forta e morën atë.

Miqtë e tij thirrën Rojet Bregdetare të SHBA-së, ndërsa familja e tij u nis me varkën e gjyshit të tij për të gjetur djalin i cili ishte zhdukur. Ai i tha për mediat se ishte nën ujë për gati dy minuta duke luftuar për të mbajtur frymën.

Dylan u rishfaq rreth një milje larg vendit ku ai kishte qenë duke u zhytur dhe për fatin e mirë gjeti në ujë një pjesë bambuje. Ai arriti të pushonte për pak, para se të vendoste të notonte dy kilometra deri në shkëmbin më të afërt. Duke qenë i shkathët, Dylan krijoi një trap pasi preu tre bova nga shkëmbi dhe i lidhi ato së bashku.

Katër orë më vonë, një anëtar i familjes vuri re diçka që notonte në ujë. Kushërira e tij Priscilla Gartenmayer filmoi momentin kur ai u tërhoq mbi varkë pasi kishte kaluar disa orë në ujë.

Sapo nëna e tij Tabitha e takoi filloi ta përqafonte dhe të qante”.

“Është një mrekulli që zbritëm pikërisht mbi djalin tim , është si të gjesh një gjilpërë në kashtë. Ti je në mes të oqeanit dhe ky është zoti”, ka thënë ajo. /tvklan.al