HomeKronike

Video/ Kapet hajduti i marketeve, pronari kërkon ndihmë për demaskimin e tij përmes kamerave

Video/ Kapet hajduti i marketeve, pronari kërkon ndihmë për demaskimin e tij përmes kamerave

Një pronar në Durrës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar hajdutin që gjatë natës i ka vjedhur marketin, duke i shkaktuar, ashtu siç thotë një dëm shumë të madh.

Ai ka postuar videon e marrë nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar autorin të largohet bashkë me mallin e vjedhur.

Videon dhe mesazhin e ka publikuar JOQ: “Jetoj ne lagjen 13 Durres dhe ky tipi ne video me ka vjedhur marketin duke marre te gjitha gjerat me vlere.Policia esht ne kerkim por do me ndihmonit shume nese e njeh dikush nga ju pasi na ka shkaktuar shume deme ekonomik.Kane vjedhur 2koli e gjys paketa me vlere 4mln leke dhe 2mln leke dhe nje laptop. Flm nese e publikon.Anonim te lutem”