HomeDiaspora

Video/ Këngëtari shqiptar ‘lë nam’ në mes të emisionit, nuk di kuptimin e fjalëve…

Video/ Këngëtari shqiptar ‘lë nam’ në mes të emisionit, nuk di kuptimin e fjalëve…

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani ku dhe ushtron profesionin e tij si këngëtar, është bërë viral me një nga intervistat e tij.

Artisti nga Kosova u përball me një pyetësor në emisionin komik “Fol shqip” i themeluar dhe moderuar nga këngëtari dhe aktori Altin Marku .

Ardian Bujupi është testuar se sa i di mirë fjalët shqipe dhe përgjigjet e tij kanë shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të gjithë të pranishmit në sallë.

Ardiani mendon se shalqiri është mish, ndërsa luleshtrydhja një lule që shtrydhet, priza – surprizë dhe shumë fjalë me radhë.