HomeAktualitetDebat

VIDEO/ “Koha juaj ka perënduar, e mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë…me turp”! Spiropali i ndërpret fjalën në Kuvend, Berisha hutohet: Cila kohë?

VIDEO/ “Koha juaj ka perënduar, e mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë…me turp”! Spiropali i ndërpret fjalën në Kuvend, Berisha hutohet: Cila kohë?

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, e para seancë që pas shkëputjes së gjatë për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa Berisha po fliste duke përsëritur se zgjedhjet ishin një “farsë”, fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.

REPLIKAT:

Spiropali: Koha mbaroi

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.E mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë dhe me turp