HomeSport

VIDEO/ Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Nations League: Jashari nderon kosovarët por edhe i “dëmton”

VIDEO/ Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Nations League: Jashari nderon kosovarët por edhe i “dëmton”

Kosova mundi 1-0 Lituaninë në shtëpi, në ndeshjen e fundit të Nations League.

“Dardanët” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kaluan në epërsi që në minutën e pestë.

Presioni i skuadrës së Fodas u shpërblye më së miri, teksa kombinimi Muriqi-Jashari u finalizua në mënyrë perfekte.

Jashari nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.

Jashari u shndërrua në protagonist negativ në të 45-tën, teksa u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Pavarësisht rasteve, në pjesën e dytë nuk pati gol. Kosova renditet në vendin e dytë në League C me 12, ndërkohë që ende nuk është mësuar fati i sfidës së ndërprerë me Rumaninë.